COVID19 i ka marrë jetën dy personave në spitalin e Shkodrës, mes tyre edhe një efektivi të policisë bashkiake Shkodër. Humb jetën shtetasi Rauf Guri, efektiv i policisë bashkiake, i cili edhe pse ka qenë duke marrë trajtimin për COVID-19, por sëmundja ka përparuar duke rënduar gjendjen shëndetësore.
Sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese kanë bërë që efektivi i policisë të mos e përballojë dot virusin duke i marrë jetën
Personi i dytë që ka ndërruar jetë nga COVID19 është një pacient, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reanimacionit në Shkodër
Comments are closed.