Ndarja nga jeta i efektivit të policisë bashkiake Shkodër për shkak të COVID19 ka sjellë reagimin e Voltana Ademit, e cila shpreh dhimbjen për këtë humbje jo vetëm për familjarët por edhe për Policinë Bashkiake

Ademi shkruan se Rauf Guri arriti te ishte punonjës model që fitoi çdo betejë në radhët e Policisë Bashkiake, por nuk mund të mposhtë dot COVID19

Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri. Fitove çdo betejë në radhët Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19. Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve shkruan Ademi.