Shqipëria arriti të fitojë 3-2 ndaj Bjellorusisë duke e mbyllur Nations League në vend të parë të grupit 4 të Ligës C.
Kuqezinjtë u treguan të saktë në sulm gjatë ndeshjes së sotme. Goli i parë erdhi nga një goditje e Cikalleshit me kokë, pas një krosimi të Memollës.
Sulmuesi kavajas dyfishoi rezultatin 7 minuta më vonë me penallti, pas një faulli të portierit bjellorus ndaj Manajt.
Më pasj bjellorusët përfituan nga një përgjumie e mbrojtjes dhe ngushtuan shifrat, por në fund të pjesës së parë ishte Manaj që përfitoi duke i vënë sërish në distancë bjellorusët.
Në minutën e 80, Bjellorusia shkurtoi diferencën, duke shkaktuar panik në ekipin tonë, që u mbyll i gjithi në mbrojtje në 10 minutat e fundit.
Kjo fitore e ngjit kombëtaren në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Tashmë ata pritet të luajnë ndeshjet “play off” për të siguruar një vend në Kampionatin e ardhshëm Europian /Opinion.al
Comments are closed.