Ditët e sotme do të mbahet takimi i ministrave të çështjeve evropiane, ku edhe kësaj here pritet të mos ketë një vendim për Konferencën Ndërqeveritare dhe kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Maqedoninë e Veriut problem ngelet sërish Bullgaria dhe javët e fundit nuk ka sinjale për arritjen e një marrëveshje mes tyre
Bullgaria insiston që të përfshijë në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut një udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjes historike dhe të gjuhës gjatë negociatave të anëtarësimit, gjë që nuk është e pranueshme për vendin fqinjë. Nëse do ketë ndryshim të qëndrimeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendimi për kuadrin negociues me të dyja vendet mund të merret përmes procedurës me shkrim
Ndërsa sa i përket Shqipërisë, shtetet anëtare janë të vendosur që konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet vetëm në kohën kur të arrihet plotësimi i kushteve, funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe ndryshimin e ligjit për mediat, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias
Comments are closed.