Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se nq spitalin COVID2 nuk ka më kapacitete, edhe pse autoritetet vazhdojnë të dërgojnë pacientë.

Sipas tij, ambulancat qëndrojnë me orë të tëra para urgjencës për të dorëzuar të sëmurët dhe me “urdhër” lirohen krevate të reja për shtrime.

Spahia thotë se 12 të sëmurë të ardhur të dielën në mbrëmje janë shtruar vetëm paraditen e të hënës, ndërsa sic denoncojnë edhe stafi mjekësor ky spital ka tashmë edhe mungesa në burime oksigjeni dhe situata është tejet e rëndë sidomos për stafin mjekësor.