Sot ne Shqiperi u thye nje tjeter rekord duke kapur thuajse shifren 700 te infektuar brenda 24 oreve. Normalisht askush nuk duhet te çuditet apo kapet ne befasi.
Ne duhet ta dime tashme qe shifrat jane akoma me te larta, se shumica i kalojne simptomat pa pranuar te bejne tampon dhe pjesa tjeter e kalon pikun e Covidit ne pritje te pergjigjes se testit.
Nderkohe qe protokollet shkelen me dy kembe pas familjaret e tyre nuk vetkarantinohen madje shpeshhere as personat te cilat rezultojne pozitiv..
Por duhet pranuar qe nje gje e tille nuk po ndodh. Secili prej nesh ndesh ne bar, ne pazar, ne market apo restorant persona per te cilet ka dijeni se jane te pozitiv por qe e shkelin karantinen me dy kembe.
Nga ana tjeter policia dhe task forca vjelin gjoba sepse ashtu jane urdheruar por miu u kalon nen mustak
Ndaj asnje prej nesh nuk duhet te habitet qe numrat rriten por nevojitet nje lufte e perbashket per te sulmuar nje armik i cili behet cdo dite e me i dukshem
Comments are closed.