Report TV u fut ditën e sotme ekskluzivisht në ambientet e spitalit COVID4 i cili është gati për pritur pacientet e prekur me koronavirus. Në këtë “inspektim” na u bashkua zv.drejtoresha e QSUT Daniela Nika, e cila shpjegoi se si do të funksionojë kjo strukturë spitalore e cila ndodhët në zonën e Kasharit në ambientet e një ish-Universiteti privat
COVID4 do të ketë kapacitet për 100 – 110 pacientë fillimisht, dhe më pas në varësi të situatës mund të përballojë deri në 140. Ndryshe nga sa u than ë fillim, ky spital nuk do të jetë vetëm për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në katin e parë të këtij spitali, ndodhën 10 shtretër të cilët do të shërbejnë për terapinë intensive
Në hyrjen kryesore, nga e djathta ndodhet edhe një sallë kirurgjikalë, e cila sipas doktoreshës Nika, do të shërbejë për ndërhyrje kirurgjikale të vogla, për tu ardhur në ndihmë mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali. Nisur nga rastet e rënda në spitalet e tjera COVID në këtë njësi dritaret e dhomave të pacientëve janë të pajisur me kangjella, të cilat do të parandalojnë aktet ekstreme në rast rreziku
Comments are closed.