Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot drejtuesit politikë në qarqe.
Mbledhja u zhvillua në selinë rozë, ndërsa fokusi ishte procesi organizativ për sfidën dhe rienergjizimin e kësaj force politike.

Ky proces vjen në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e 2025.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për News24 se në mbledhjen e sotme, drejtuesit politikë në qarqe raportuan para kreut të PS për punën në terren .

Ndërkohë, më 10 dhe 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet për zgjedhjen e delegatëve për kongresin e fillimit të qershorit nga ku do të dalë Asambleja e re, nga e cila më tej do të zgjidhet edhe kryesia e PS.

Pas Kongresit kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një tur në kryeqytetet kryesore të Europës me diasporën. Aty ai pritet që të japë shpjegime mbi qasjen që ka PS për votën e diasporës, temë që është artikuluar shumë dhe ka marrë peshë gjatë javëve të fundit.