Policia ka gjobitur 1 710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh për shkelje të rregullave antiCovid Qytetarët janë gjobitur kryesisht sepse nuk kanë vendosur maskën gjatë lëvizjes në ambiente publike
Ndërkohë, 38 persona të tjerë janë gjobitur sepse u kapën duke lëvizur pas orës 22.00
“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë” bën me dije policia.
Comments are closed.