Një incident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ngritur një shqetësim për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19 që marrin shërbim mjekësor në banesë.
Një 72-vjeçar i cili ishte infektuar prej një jave kishte instaluar një bombol oksigjeni e cila plasi një natë më parë. U desh që pacienti të priste policinë dhe forcat zjarrfikëse, dhe më pas ambulancën për t’u dërguar në spitalin Infektiv ku po mbahet në kujdesin e mjekëve.
Por si sigurohen bombolat e oksigjenit nga pacientët me Covid-19? Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ato merren në rrugë informale pasi një gjë e tillë nuk është e lejuar me ligj.
Comments are closed.