Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Bashës në lidhje me akuzat e këtij të fundit ku shprehej se këto janë deklarata të fabrifikuara në shërbim të pushtetit të kryeministrit dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve

Rama i kërkon Bashës që të dalë dhë të folë vetë për akuzat, duke shtuar se zharjet e akuzat ndaj tij nuk janë as argumenta.

Postimi i plotë: Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!