Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino duke folur nga Laboratori i Testimeve në këtë institucion tregoi sesa testime bëhen në vend që nga tetori.

Bino u shpreh se duke llogaritur testet që bëhen në publik, por edhe në privat shko në nga 2000 deri në 3000 raste në ditë.

Silva Bino u shpreh:

“Ky është një laborator që në aktivitetin e vet normal funksionon me gjashtë persona, ndërsa tani kapacitetet janë rritur. Në përgjithësi, kur kemi një sëmundje epidemike…nuk ke nevojë të testosh gjithandej. Kur identifikon llojin e patogenit. Ti vepron në drejtim të masave të kontrollit: hetimit epidemiologjik, izolimi dhe karantina…Numri i testimeve tashmë është 6-7 fishuar. Në strategjinë tonë të testimit, ishte që ne të testonim të paktën 1 për qind të popullatës në muaj. Gjë të cilën e kemi arritur që në gusht. Ajo që ne kemi bërë shumë është gjurmimi i rasteve.”

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP u shpreh se pika e fortë e strategjisë është studimi epidemiologjik. Ajo theksoi se ekipet në terren janë dyfishuar dhe po bëjnë një punë të mirë.

Ndërsa, për numrin e testimeve, ajo shpjegon: “Nuk ka një numër të ulët testimesh. Shqipëria ka raportuar vetëm testimet publike. Por,po të shohësh testimet ditore, unë çdo ditë shoh testimet ditore. Ne kemi testime për popullatë ditore goxha të larta. Që nga tetori ,këto testime ditore shkojnë 2000, 2500 edhe 3000 në ditë. Përfshirë publikun dhe privatin