Ish këshilltari i PD foli edhe për arsyen se përse e pranoi ftesën e Ramës për tu bërë zv.ministër. Sipas Kadisë, Rama i ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbejë për të integruar Shqipërinë në BE. Madje ai u shpreh i gatshëm edhe të bëhet deputet.
Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë.
Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura. Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia
Comments are closed.