Sikur të mos mjaftonin hallet e pafundme me të cilat qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë, siguria ushqimore vijon të mbetet një ndër problemet më madhore në Shqipëri, për të cilën deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje konkrete. Shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është në rrezik për shkak të shitjes së produkteve ushqimore të skaduara dhe të mykura, të cilat mund të rezultojnë fatale, sidomos tani që gjendemi në periudhë pandemie.
Ndërkohë nga ana tjetër institucioni përkatës, AKU, që duhet të evidentojë dhe ndëshkojë raste të tilla vijon të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kompanive dhe supermarkeve që shesin produkte ushqimore pa asnjë standard, e aq më tepër kur bëhet fjalë për “Big Marketin” e deputetit Rilindas Vullnet Sinaj.
Ditën e djeshme, u publikua një super skandal se rrjetet e supermarketeve të Sinajt, “Big Market”, nga 30 mijë produktet që shet në 140 dyqanet e tij në 38 zona të vendit, 21.800 janë të pa çertifikuar me standardet Europiane, ndërsa afro 11.000, janë pa dokumentin “HACP”, që do të thotë vetëdeklarimi i sigurisë, cilësisë dhe origjinës. Ky lajm mori dhenë dhe duket se ka rënë edhe në vesh të deputetit mavi, i cili e ka pritur me ironi therëse edhe pse për cilësinë e produkteve është ankuar një qytetar.
Sipas disa bisedave me një qytetar, Sinaj shprehet i pashqetësuar për ato çka shqiptarët blejnë në supermarketin e tij, teksa thotë se po të ishte ashtu siç flasin mediat, shqiptarët do kishin vdekur por deri më tani s’është shënuar asnjë viktimë. Ndër të tjera ai shton se është gjobitur nga AKU, por kjo dihet nga të gjithë se gjoba është vënë sa për sy e faqe, pasi në supermarketin e Sinajt ka një numër të madh problemesh, që me qindra janë denoncuar edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Comments are closed.