Me vendim qeverie, Administrata Publike do të punojë gjysmë ore më shumë, ku deri me tani punonte në orarin 08:00 me 16:00, tashmë me VKM dhe nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 16:30.
Në VKM thuhet gjithashtu se nënpunësit që janë prindër të fëmijëve parashkollorë ose të arsimit bazë (9-vjeçar) mund të punojnë në koordinim me orarin kur ata janë në shkollë, e përcaktuar kjo nga drejtori i institucionit.
Gjithashtu në VKM-në e miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë futur edhe rregullat se si do të funksionojë administrata gjatë kohës së pandemisë, ku me urdhër të kryeministrit orari mund të ndryshohet, por jo më shumë se për tre muaj.
Një tjetër pikë e VKM-së është se gjatë pandemisë nënpunësit mund të punojnë nga shtëpia dhe se orari është i njëjtë me atë që do të punonin nga zyra.
Comments are closed.