Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.

Nuk zgjedh që ti japë kurajo, pasi për këtë është i bindur se Aliaj nuk ka nevojë se është pjesë e karakterit të saj, por kujdeset ti thotë se është pranë saj edhe në këto momente të vështira

Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin Infektiv. E gjithë vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze, e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete dhe ia ke dalë. Dhe sot do ia dalësh. Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd.

Të nderuar mjek ! Sot, para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh. Ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN” shkruan miku i saj Sokol Parruca.