Gazetarja Anila Hoxha iu bën thirrje qytetarëve që teksa shohin një punonjës pòlicie që i kërkon të vendosin maskën, të mos reagojnë keq ndaj tyre, por të mendojnë se dhe ata i pret dikush në shtëpi.

Duke dhënë shifrat e punonjësve të Pòlicisë që janë prekur me Covid apo kanë humbur jetën, teksa kanë qenë në krye të detyrës, Hoxha përmend dhe 10 rastet që kanë rezultuar fatale për blutë.

“Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës pòlicore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën. Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se: 10 pòlicë kane nderruar jetë deri tani. Prej tyre 9 pòlicë me uniformë dhe 1 agjent civil kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes se detyres;

3 pòlicë gjenden ne këto momente ne spitalet còvid; 271 policë janë te kárantinuar aktualisht nga covidi si te infektuar, – vetem sot janë raportuar nga radhët e pòlicise si te prekur 24 persona”, shkruan Hoxha në postimin e saj në rrjetet sociale.

Me rikthimin e orës pòlicore gjatë ditës së djeshme, më shumë patrulla pòlicie janë parë në rrugë në orët e mbrëmjes, ndërkohë që nuk mungojnë as rastet e gjobave, por edhe këshillimit të qytetarëve.