Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka folur nga spitali Covid 1 ku shërben për pacientët e infektuar me koronavirus duke treguar se çfarë ilaçesh përdoren nga stafi mjekësor. Protokollin për të gjitha barnat e përdorur e marrin nga shtetet e tjera që i kanë provuar dhe kanë treguar se cilat ilaçe janë efektive për trajtimin e të sëmurëve.
“Është një protokoll që ka evoluar sepse e dimë që rastet e parë i takojnë nëntorit, më pas dhjetorit në Wuhan e në Shkurt fillon në Italinë e Veriut. Kemi huazuar protokollet e vendeve ku filluan rastet e para, bota ka protokolle dinamike dhe Shqipëria në bazë të udhërrëfyesve që janë sot në botën më të zhvilluar ka marrë dhe përshtatur ato që janë barnat më të mira për këta pacientë
Ne mjekojmë në bazë të udhërrëfyesve tanë, të përshtatur në shërbimin infektiv, natyrisht protokolli përmban shumë elementë, janë dhënia e antibiotikëve, dhënia e barnave antiviral, dhënia e kaletrës, lopinavir, ritonavir, më pas është hidroksioklorokina, pra kanë qenë udhërrëfyes shumë dinamikë sepse kanë dalë të dhëna të reja dhe ne çdo e dhënë e re që ka dalë, natyrisht që e kemi përshtatur për të mjekuar pacientët tanë të shtruar në shërbimin infektiv” tha Çomo
Çomo i është përgjigjur dhe pyetjeve të shumta nëse përdoret Remdesiviri, kostoja e të cilit arrin në 3000 euro për 6 flakonë. Sipas shefes së Infektivit, ilaçi është siguruar nga qeveria shqiptare por përdoret vetëm tek pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore
“Remdesiviri tek ne përdoret, është i ofruar si barnë nga qeveria shqiptare që është pjesë e Clinical Trial dhe mjekohen me këtë lloj bari ata pacientë që kanë kritere nga ana klinike dhe ky lloj bari antiviral nuk mund të përdoret në masë për personat, nuk mund të përdoret në kushte ambulatore. Është një bar, i cili ofrohet vetëm në kushte spitalore për ata persona që janë të rënduar nga ana mjekësore
Shqipëria ka mbi 2 muaj që përdor plazmën imune nëpërmjet një aparature që ka ardhur tek banka e gjakut. Ka dhe barna antiviral të tjerë që përdoren për mjekimin e pacientëve dhe një prej tyre është edhe tocilizumab që përdorim tek pacientët tanë” shtoi Como
Comments are closed.