Muaji nëntor ka hyrë i frikshëm për sa u përket shifrave të Covid-19! Me një numër mesatar rastesh mbi 500 në ditë, nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit.
Nga ana tjetër nëse marrim vetëm një të dhënë, përqindjen e pozitivitetit, pra raportin mes testimeve të kryera ditore dhe rasteve të reja ditore, do të shohim që javën e kaluar e mbyllim me shifra alarmante në rritje. Të hënën, më 2 nëntor, pozitiviteti ishte 22.1% ndërsa të shtunën më 7 nëntor ishte 25,6 per qind
Nëse tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë a mund të rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit shëndetësor?
Autoritetet shëndetësore kanë pohuar se në tryezën e Kryeministrit kanë vendosur tre skenarë që kanë të bëjnë me mbyllje të pjesshme, ndërkohë që dje Komiteti Teknik doli me masat e para: kufizimin e lëvizjes nga ora 22.00-6 dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve po në këtë fashë orare. Nga ana tjetër vende fqinje, të cilat në bazë të shifrave ditore kanë një përqindje shumë më të ulët të pozitivitetit, kanë ndërmarrë mbyllje dhe masa drastike.
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho deklaroi në “Wake Up” se vendimi i marrë për mbylljen pas orës 22.00 është i pakuptimtë.
“Në Ballkan jemi në të njëjtën situatë për sa i përket pandemisë, por ata testojnë më shumë se ne. Situata në Shqipëri është shqetësuese, kemi pacientë që presin në ambulanca për tu shtruar në spital
Mbyllja nga pra 22:00 deri në 06:00 është një masë e pakuptimtë, nuk ka asnjë rol në parandalimin e Covid
Duke qene nëse se Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik nuk forcuan kapacitet testuese, të paktën testet e shpejta duhet ti kishin në dorë mjekët e familjes. Situatë katastrofike, qytetarët po mjekohen në shtëpi me shpenzime të mëdha dhe jo siç duhet
Duhen marrë masa si në Europë, duke mbyllur palestra, biznese, por duke i kompensuar bizneset për humbjet e tyre. Ka plot mënyra se si mund të kompensohen, pa nxjerrë lekë cash nga xhepi” sqaroi Dasho.
Comments are closed.