Në cilësinë e drejtueses së Task – Forcës vendore Anti-Covid Prefektja e Qarkut Shkodër, zj Majlinda Angoni inspektoi markatën e tregut ‘Zdrale’ për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid
Nê ditën e dytë të fushatës ndërgjegjësuese #MbajMasken shoqëruar nga drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor #Shkoder, vullnetarë të këtij institucioni, inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Shkodër, Angoni shpêrndau maska duke i këshilluar qytetarët të mbajnë maskën në respektim të masave antiCOVID
Në një bashkëbisedim me qytetarët, zj.Angoni apeloi për respektim të masave duke theksuar se kontributi ynë si qytetar është shumë i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes COVID19
Comments are closed.