Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid19 dhe që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
Mes masave që u prezantuan dje është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, mbyllja e bareve dhe restoranteve në të njëjtin orar, si dhe puna nga shtëpia për punonjësit e administratën
Rregullat e reja
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22.00 – 06.00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22.00 – 06.00 (përvec shërbimit delivery)
Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve
Gjatë ditës së djeshme Komiteti i Ekspertëve foli dhe për hyrjen në vendin tonë të testeve të shpejta, të cilat japin përgjigje brenda 40 minutash, edhe pse kanë një marzh falsiteti më të lartë. Në rastet kur personat e dyshuar dalin negativ në testin e shpejtë, edhe pse kanë shenja, ata do ti adresohen grupeve të epidemiologëve në terren për të bërë një testim të dytë
Po ashtu u njoftua heqja e tamponit të negativizimit për personat e prekur, të cilët do të duhet të qendrojnë në shtëpi për 14 ditë nga nisja e simtpomave, dhe më pas janë të lirë për të lëvizur, pasi sipas të gjitha studimeve pas kësaj dite, ata nuk e transmetojnë më virusin
Ndërkohë shkollat do të vijojnë të qendrojnë të hapura, pasi sipas Komitetit, nuk ka të dhëna që ato të jenë kthyer në vatra infeksionesh, dhe rastet e raportuara janë brenda parashikimeve
Comments are closed.