Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar limitet e Shqipërisë përsa u përket numrit të pacientëve që mund të shtrohen në spitale. E ftuar në “Opinion” Manastirliu tha se në të tre spitalet Covid rezultojnë të shtruar 360 pacientë, çka do të thotë që sipas shifrave të vetë ministrisë, mbeten të lirë edhe 190 shtretër

Por, e pyetur në lidhje me këtë gjë, Manastirliu tha se në rast mbingarkese do të futen në skenar edhe spitalet rajonale, çka nënkupton se Shqipëria ka vend edhe për 1600 të shtruar të tjerë. Përsa i përket mungesës së reanimatorëve, Manastirliu tha se kjo gjë është diçka që ndodh në të gjithë botën

“Ne jemi përgatitur për të patur edhe 1600 të shtruar, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ka shtretër të lirë në spitalin Covid 3 në infektiv ka hyrje dhe dalje. Reanimatorët janë profesionet më të kërkuara, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Çështja e reanimatorëve është një gjë, siç janë të rëndësishëm edhe pneuomologët, edhe infeksionistët, edhe laborantët, edhe infermierët” tha Manastirliu.