Trajneri Thomas Brdariç ka dalë sot para gazetarëve në pragndeshjen Skënderbeu-Vllaznia. Në lidhje me këtë përballje, ai është shprehur i bindur për një tjetër fitore të ekipit të tij.


Ne kemi principet tona të punës dhe bazuar në to, do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje të mirë, për të lu.ftuar fort në fushë dhe jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të marrim asgjë nëse presim që gjërat të vijnë nga ajri. Jemi 100 për qind gati për sfidën e rradhës me Skënderbeun. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja me Apolonisë dhe tashmë do të nisim një kapitull të ri.

Ne jemi një skuadër dhe kemi në dispozicion 20 e sa lojtarë. Sigurisht që në fushë do të zbresin 11 por secili do të ketë shanset e veta. E vlerësojmë Skënderbeun, por kemi synimet tona, synime që i bazojmë tek forca e ekipit dhe tek puna.

Kjo nuk do të thotë se e marrim me lehtësi këtë ndeshje, por duhet të adaptohemi përballë çdo kundërshtari dhe padyshim që do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Unë nuk mendoj për barazim, mendoj për trepikëshin e rradhës dhe kjo është e mjaftueshme. Nuk preferoj të flas se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes, Unë jam i sigurtë për faktin se çdo kundërshtar do ta ketë shumë të vështirë të na mundi ne.