Shifra alarmante ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në lidhje me situatën nga pandemia COVID 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku kanë humbur jetën 6 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitive 489 të tjerë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID 19

Në raportin e përditshëm thuhet se janë shëruar 165 qytetarë dhe aktualisht në tre spitalet COVID janë të shtuar 350 pacientë ku 9 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar me COVID 23 mijë e 210 qytetarë, ku 11 mijë e 861 prej tyre kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov 2 pozitiv në spitalet COVID një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë sot thirrje për mbajtjen e maskës në publik, mënyrë kjo për të shmangur përhapjen e infeksionit