Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit së bashku.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj. Mirëpo, vëmendje kanë marrë format e saj trupore që janë komentuar jo pak dhe kjo gjë si ka pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare.

Ajo ka publikuar disa video në Instastory duke treguar trupin e saj me bikini, teksa shprehet se në realitet nuk është ashtu siç ka dalë në fotot e paparacëve.

Autorja e hitit In the name of love pranon se ka celulit dhe strija, si çdo femër fundja, por nuk duket si në fotot e mediave.

Në një story tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe duhet ta pranojmë se diferenca është e dukshme.

Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua tju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë , shprehet ajo.