Ashtu siç dhe e kishte paralajmëruar prej disa ditës, kryeministri grek ka njoftuar mbylljen e dytë të vendit, që do të jetë e ngjashme me atë të muajit Mars. Mbyllja e qyteteve dhe e aktiviteteve tregtare do të nisë që nga nga ora 18 00 e ditës së shtunë deri në 30 nëntor
Ka qenë vetë Mitsotakis, ai që i është drejtuar grekëve, përmes ekranit të mediave, bashkë me profesorin Infeksionist Sotiris Tsiodras, duke komunikuar masat e reja.
Siç u shpreh kryeministri grek Mitsotakis se masat do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore
Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur, tha Mitsotakis duke theksuar ndërkohë se mësimi në gjimnaze dhe universitete do të bëhet online.
Kështu, duke filluar nga e shtuna, grekëve do t’i duhet të dërgojnë një SMS për të dalë nga shtëpia për të bërë blerje jashtë, ndërsa marketet dhe farmacitë do të jenë hapur
Më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura. Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë. Sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë.
Comments are closed.