Kur rrjeti televiziv konservator, Fox News shpalli se sipas projeksioneve të tyre, kandidati demokrat Joe Biden ka fituar shtetin e Arizonës, pati mjaft zemërim mes mbështetësve të Donald Trump.
Kjo për shkak se Fox News po tregohej shumë i zellshëm, duke shpallur fitoren e Biden në Arizona përpara se këtë të bënte CNN, një televizion i thekur anti-Trump.
Diferenca mes Trump dhe Biden në Arizona ka ardhur duke u ulur ndjeshëm, por zemërimi i presidentit nuk është ndalur. Sipas Daily Mail, ai ka telefonuar miliarderin Rupert Murdoch, pronar i rrjetit Fox.
Burimet thonë se ai ka pasur një telefonatë të zemëruar me të, me ulërima dhe thirrje për të hequr lajmin.
Por moguli i medias ka refuzuar që të heqë raportimin.
Ndërkohë, Arizona është kthyer në një nga zonat më të nxehta në SHBA, pasi ngushtimi i rezultatit ka bërë që mbështetësit e Trump të kërkojnë që të numërohet me kujdes çdo votë.
Comments are closed.