Arkiv / Kur Berisha mblidhte kandidatet e Shkodres per ti bere Kryetar Bashkie!

ARKIV
Viti 2000
Sot lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha është takuar me 5 kandidatët e Shkodrës për kryetar bashkie të qytetit verior. Nesër PD e Shkodrës do të zgjedhë mes pesë kandidatëve. Berisha ka theksuar, se duhet që njëri prej tyre të përfaqësojë denjësisht selinë blu, përballë kandidatëve të tjerë.

Nesër do të vendoset përfundimisht dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili do të dalë nga balotazhi mes Besnik Mustafajit dhe Bamir Topit. Po nesër duke plotësuar dalëngadalë listën e kandidatëve demokratë fitues, zgjidhen kandidaturat për kryetar bashkie në qytetet Shkodër, Lushnje etj./tvklan.al