Teksa piktori i madh Pikaso po punonte, një burrë i tha Mesa po shoh unë, ti s’ke fare haber nga pikturat. Të rroftë nami e fama. Pse pikturë është të bësh ca viza kot e më kot me ngjyra
Pa i kthyer përgjigje fare, Pikaso mori penelin dhe vizatoi mbi tokë një kokërr gruri. Aq e vërtetë dukej ajo kokërr, saqë një pulë u afrua dhe u përpoq ta hante
Atëherë, burri në fjalë u mrekullua nga mjeshtëria e piktorit të madh dhe i tha Po pse bën piktura të çuditshme kur paske kaq talent e pikturoke kaq bukur
Pikaso iu përgjigj me ironi Sepse unë nuk pikturoj për pulat or mik. Mësimi Mos prit vlerësim nga injoranti dhe mos u shqetëso nga kritika e tyre
Comments are closed.