Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet që të njoftojë masat e reja shtrënguese në Greqi në orën 12.00 të ditës së sotme.
Bashkë me Mitsotakis, pritet të jetë edhe profesori i sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, i cili së bashku me kreun e qeverisë, do të shpjegojnë masat dhe situatën aktuale epidemiologjike në vend.
Pritet që sot të njoftohet futja në karantinë kombëtare të vendit.
Raportohet se “Modeli i Selanikut” është zgjedhur si shembulli ideal për të gjithë vendin, ndërsa zbatimi i orës policore pritet të nisë të shtunën dhe të zgjasë për një muaj.
Comments are closed.