Kandidati për President në ShBA, Joe Biden ka folur sikur të kishte marrë fitoren duke theksuar se ka fituar shumicën e amerikanëve dhe duket i bindur që numri i votave do të rritet akoma më shumë. Në një deklaratë për mediat, Biden u shpreh se në përfundim të numërimit të votave në të gjitha shtetet, veprimi i parë që do të bëjë është të ulë temperaturat dhe të ribashkohet me të gjithë për tu shëruar.

“Fuqia nuk mund të merret, është vullneti i njerëzve që përcakton kush do të jetë presidenti i SHBA. Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se po fitojmë shtete të mjaftueshme për të arritur 270 mandate për të marrë Presidencën.

Në Michigan jemi në kryesi dhe po rritet, një diferencë edhe më e madhe se kur Trump fitoi Michiganin në 2016. Ndihem mjaft mirë për Pensilvaninë, të gjithë votat kanë ardhur dhe kanë shkuar me postë dhe po fitojmë 78% të votave që janë çuar me postë.

Në Arizonë po bëjmë diferencë. Kemi fituar shumicën e njerëzve amerikanë. Po mbajmë shënim për votat që do të rriten gjithmonë e më shumë. Ka qenë fushatë e vështirë, por edhe më e vështirë koha që ka kaluar shteti jonë. Kemi pasur fushata sfiduese edhe më parë. Sapo numërimi të mbarojë, koha do të jetë për ne që të lëmë mbas zgjedhjet, të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin sërish për tu bashkuar dhe një herë, për tu shëruar.

E di sa të vështira dhe të thella janë pikëpamjet që na presin. Nuk duhet të trajtojmë oponentët tanë si armiq. Ajo që na bashkon është më e fortë se ajo që mund të na ndajë.

Do të udhëheq si presidenti amerikan, edhe pse jam demokrat. Presidenca është një zyrë e këtij kombi që përfaqëson të gjithë dhe kërkon përkujdesje për të gjithë amerikanët. Do të jem president i atyre që nuk më kanë votuar dhe i atyre që më kanë votuar. Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe shtete blu. Do të ketë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Askush nuk do ta na marrë demokracinë nga duart, duhet të numërohet çdo votë. Nuk do ta lejoj këtë gjë të ndodhë. Ne nuk do të rrimë të heshtur, nuk do të përçahemi, nuk do të heqim dorë. Kam siguri se do të jemi triumfues, do të jetë fitore për të gjithë njerëzit amerikan. Nuk do të këtë as shtete të kuq as shtete blu por do të këtë shtet të SHBA-së“, tha Biden.