olicia gjobitur kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeten Floida Kërpaçi pasi nuk mbajnë maskë në takimet publike.
Vetë Kryemadhi është shprehur se nuk është në dijeni të gjobës, pasi nuk e ka ndaluar asnjë polic për t’i kërkuar të dhënat. ‘Nuk jam në dijeni të gjobës pasi nuk më ka ndaluar asnjë polic’, është shprehur Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së zhvilloi paraditen e sotme takime me banorët e Kominatit, me të cilët madje edhe shkëmbeu takime me duar, ndërkohë që edhe më herët është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në publik.
Kryemadhi dhe Kërpaçi sipas burimeve policore janë gjobitur në rrugën “Llazi Miho”, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskën mbrojtëse.
Në këto kushte, sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila, dhe në rast se shkelja përsëritet ato do të gjobiten më rëndë.
Comments are closed.