Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse.


Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid 19 Ditët e para ishin pak të vështira, me dhi.mbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit

Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhim.bjeve. Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie

Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për tiu rikthyer aktivitetit të përditshëm

Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht.
Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti