Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ka komentuar sot zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artisti që jeton prej vitesh në Amerikë, ishte në një lidhje skype me emisionin “Shqipëria Live” ku tha se demokratët me në krye Joe Biden duan të vjedhin votën. Sipas tij, votimi me postë ka krijuar më shumë mundësi që të ketë shkelje.
“Kjo është një garë që nuk ka mbarim, pavarësisht që demokratët duan të vjedhin votat. Në postat e Amerikës, u gjetën qindra miliona vota, marrin identitetin e personit dhe ia vënë personit që duan. Është e kamufluar, votimi me votë është që të mbushësh një fletë, këtë vit ata kanë shikuar koronavirus për të frikësuar njerëzit.
Ti dërgon letrën e mbushur me zarf në postë, e merr zyra postare, aty janë disa njerëz dhe i palosin ato vota dhe kur vota është e pavlefshme, ata shënojnë emrin dhe ia japin partisë. Është shumë e rrezikshme të identifikohet më vonë se kush ka shkelur, pasi do të ketë trazira, ku protestuesit paguhen për të dalë. Mbi 30 mijë njerëz kanë votuar dy herë, madje kanë futur edhe emra të personave të vdekur” tha Ndoci
Ndër të tjera, Ndoci u shpreh se ish-presidenti Barack Obama është një nga presidentët më të këqij të të gjitha kohërave. Sipas tij ai hyri në Shtëpinë e Bardhë me një pasuri prej 50 mijë dollarë dhe doli me 4 bilionë
Comments are closed.