Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat u shpreh se për personat që nuk respektojnë mbajtjen e maskave institucionet duhet të marrin masa.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për procesin e rindërtimit, Rama komentoi edhe deklaratat e Presidentit Meta, liderit të opozitës Lulzim Basha si edhe të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Rama i quajti deklarata të një niveli të ulët që sipas tij përdorin situatën e pandemisë për të “sulmuar” qeverinë.
“Lali Eri e ka rregulluar gabimin. Duke qenë se kaloi Covid Veliaj harroi se maska duhet mbajtur. Ndërkohë për dy të tjerët duhet të merren masa. Janë institucionet që duhet të marrin masa. Nuk jap unë masa. Një president Republike që predikon katastrofën, një kryetar opozite që i ka varur shpresat tek përhapja e sa më shumë të infeksionit dhe pret që Covid të bëjë atë që nuk bënë dot, të shkatërrojë qeverinë. Një tjetër që është në mes tyre si aleate, thotë shkoni në kisha e xhamia, apo se LSI nuk i afrohet virusi se e ka frikë.
Comments are closed.