Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e 2 nëntorit në aksin Shkodër Hani Hotit. Një mjet është përplasur me një motorçikletë. Nga ky aksident nuk ka pasoja në jetë njërezish por vetëm të pla.gosur të cilët janë jashtë rre.zikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës duke bërë transportimin e dy të plag.osurve drejt spital rajonal të Shkodrës.

Nga sa mësohet dy të aksidentuarit janë babë e bijë të cilët pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Shkodrës rezultuan se janë jashtë rrezikut për jetën. Në aksident janë përfshirë kjo motorçikletë dhe një mjet tip golf ngjyrë gri me targë AA 326 PY Ndërkohë në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi i ekspertizës duke nisur het.imet paraprake.