Për të dytën ditë radhazi, koronavirusi ka marrë 9 jetë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se ata po merrnin trajtim mjekësor në spitalet Covid1 dhe Covid2
Më konkretisht kanë ndërruar jetë një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Mallakastra, një 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 527 qytetarë. 21,523 është numri total i të infektuarve që prej muajit mars, ndërkohë që raste aktive numërohen 9,629 në total
Comments are closed.