Ditën e nesërme nis zyrtarisht mësimi për studentët e Universiteteve, të cilët do të ndjekin leksionet online për shkak të situatës së koronavirusit. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë mori vendimin që të mos lejojë asnjë student të kthehet në auditore pasi situata është përkeqësuar dhe janë rritur shifrat nga pandemia.
Ky vendim ka bërë që studentët, të cilët vinin nga rrethet dhe kishin bërë pagesën e konvikteve apo kishin gjetur shtëpi me qera, duhet të rikthehen sërish në shtëpi. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook ku tregon se nesër do të nisë protesta studentore për mbylljen e univeristeteve vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri akademik.
Postimi i Berishës: Neser studentet ne protesten pa ndalim! Kunder: Aktit hakmarres te kryepidemiologut te Surrelit ndaj studenteve! Mbylljes se universiteteve pa asnje paralajmerim. Studentet i pergjigjen dhembe per dhembe armikut te tyre! Te henen nise protesta studentore!
Mbeshtetje te plote studenteve! Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Pershendetje dr 3 ditë para nisjes së Vitit të ri Akademik, Ndrikullat e qeverisë lajmërojnë mbylljen e Universiteteve! Studentët kanë paguar konviktet, kanë marë shtëpi me qera dhe po prisnin nisjen e Vitit Akademik. Kjo është pabesi!Protesta pa ndalim duke filluar nga dita e hene!
Comments are closed.