Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim ka reaguar në lidhje me situatën e Covid19 në vend.

Basha shkruan se numri i të sëmurëve nga Covid19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

Po ashtu Basha shton se Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar, ndërkohë që nënvizon se po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura

“Numri i të sëmurëve nga Covid19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura” shkruan Basha