“Harta e të prekurve është zgjeruar në të gjithë rrethin e Durrësit, ka mungesë tamponesh të jashtëzakonshëm. Kur dje kishim nevojë për 60, kemi pasur në dispozicion vetëm 15 tampona” ishte deklarata e Zija Alhysës që nxiti reagimin e Ramës.
Pasi kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se duhet të dëgjohet për treguar se si qeveria po dështon me menaxhimin e pandemisë. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama publikoi dëftesën e Alhysës, për të cilin tregon se ka kryer shkollën e mesme bujqësore në vitin 1982 deri në 1983
Qëllimi i Ramës është të tregojë notat në dëftesën e tij dhe rrugën që përshkoi për të hyrë në mjekësi. Në të dhënat që ka publikuar, rezulton se Alhysa ka kryer vetëm një kurs për infermieri në vitin 1988
“Më 14 Korrik 2015, Zija Alhysa merr lejen e ushtrimit të profesionit të infermierit që ka qenë e vlefshme deri më 14 Maj 2020. Nuk dihet nëse e ka rinovuar licensën, por ajo që dihet tanimë është se nxënësi mesatar i marksizëm leninizmit është licensuar nga Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhurese” thuhet në videon e publikuar nga Rama.
Nuk ka vonuar përgjigjja e PD, që i rikujton kryeministrit atë që po ndodh në spitalet shqiptare. “Nuk ka moj zemër tampone, janë vetëm për urgjencën” ishte komenti që bëri një punonjëse ndaj qytetares që kërkonte me ngulm të testohe
Comments are closed.