Elidon Ndreka, gazetarit të cilit iu vu tr..itol mëngjesin e sotëm në fshatin Balldre të Lezhës ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se dyshon se ngjarja të ketë lidhje me punën. Ai shprehet se kërkon që policia të zbardhë ngjarjen pasi familja e tij është përballur me një situatë paniku
“Mbrëmë rreth orës 12.30 ka ndodhur një shpërthim pranë portës së banesës time Një shpërthim tritoli. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Nuk di të drejtoj gishtin te një person apo individë të ndryshëm, por shpresoj që policia ti shkojë deri në fund ngjarjes.
Shpresojmë të zbardhet sa më shpejt. Prindërit e mi janë të dy pensionistë. Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit por nuk di të them. Unë në banesë jetoj me babin, mamin, bashkëshorten dhe dy vajzat. Vajza filloi të qante. Janë sekuestruar kamerat dhe shpresoj të japin zgjidhje” shprehet Ndreka.
Comments are closed.