Kryeministri Rama ka publikuar një video në përgjigje të kryetari të opozitës Lulzim Basha i cili ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ngriti zërin dhe drejtoi gishtin drejt Zija Hysa duke e konsideruar si mjek dhe se meriton të dëgjohet.
Në videon e tij Rama ka publikuar dokumente dhe fakte.
Kush është Zija Hysa në të vërtetë? Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988.
Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese.
Artan Hoxha përfundon në Prokurorine e Shkodres, gazetari reagon në rrjetet sociale
Comments are closed.