Rruga Ymer Prizreni në Lagjen nr 4 të qytetit të Shkodrës, është kantieri i radhës që po punojmë. Kontributi i shkodranëve për buxhetin e shtëpisë sonë kthehet në të mira të pëbashkëta, në investime reale duke përmirësuar jetën tonë

Një zonë tek e cila nuk është ndërtuar asnjëherë, që e kishte të domosdoshme ndërhyrjen në infrastrukturë, për shkak të densitetit të banorëve por edhe institucioneve, brenda pak javëve do të ndryshojë rrënjësisht pamje

Rehabilitimi i KUB, KUZ, rrjetit të ujësjellësit, trotuaret, sipërfaqja asfaltike, hapësira e gjelbër dhe rekreative, ndriçimi rrugor janë pjesë e projektit transformues. Publikim i Bashkise Shkoder.