Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media: Mediat qeveritare e bëjnë heroinë. Mediat opozitare e bëjnë tradhëtare.
Analistët janë të ndarë si gjithmonë ta mitizojnë ose akuzojnë. Elektorati turmë dhe injorant i bien shkurt: “Ka marr ndonjë lek nga Edi Rama”. Histori që përsëritet me çdo frakson që largohet nga demokratët, duke filluar nga Neritan Ceka, Dash Shehi, Abdi Baleta, Patrit Kalakulla, Genc Ruli, Arben Imami, Genc Pollo, Bamir Topi, Gaz Oketa, Rudina Hajdari, etj etj
Fatos Lubonja nuk nguroi ta konsideronte si të blerë nga Edi Rama në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë si delirante. Ata që e flakën rrugve pa punë, duke e përçmuar dhe injoruar, tashmë duan mos e lejojnë as të krijojë lëvizjen e saj.
E vetmja mënyrë që ta ndalim është baltosja duke harruar: Që bëri Basha pakt me Ramën, jo Topalli
Që hyri Basha në qeveri teknike, jo Topalli, Që bëri Basha koalicion me LSI, jo Topalli Që bëri Basha koalicion me grekët, jo Topalli Që shiti Basha 61 bashki, Jo Topalli Që bëri Basha marrveshje me Gjiknurin, Jo Topalli
Të gjitha këto s’kanë rëndësi nëse nuk kuptojmë çfarë kërkon vetë Jozefina Topalli.
Lëvizja e saj quhet për “Ndryshim”. Pra ëndrra e Jozefina Topallit është të ndryshoj ……
Natyrisht, Jozefina Topalli apo çdo kush nëse del në pension nuk e ndrryshon dot as partinë dhe as Shqipërinë.
Që Jozefina të realizojë objektivin duhet të jetë pjesë e vendimarrjes. Deri këtu jemi të qartë, por Jozefina duhet qartësoj veten dhe publikun që e mbështet se cfarë shtigjesh kërkon të kalojë.
Rrugët e saj janë 3:
Lëvizja për Ndryshim të tregohet egoiste dhe të luftoj e vetme pa aleatë për të nxjerr vetëm 1 deputet (Jozefina Topallin). E vetme në parlament, e ardhmja e saj është (0) zero ose 0,1% duke u rikthyer në PD
Lëvizja për Ndryshim të kërkoj të marr drejtimin e Partisë Demokratike dhe të bëhet kryetare saj pas humbjes së Bashës në 2021.
Kjo mund arrihet duke bashkpunuar ngushtë me disa parti që kanë dal nga PD (Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Myslym Murrizi)
Lëvizja për Ndryshim të krijoj Polin 3 me disa parti majtas dhe djathtas që pranojnë të shpallin kandidate për kryeministre Jozefina Topallin. Që të bëhet lidere e një Pol 3 duhet të tregoj që krijon aleanca edhe përtej të zhgënjyerve demokrat por edhe duke bashkpunuar me disa parti ish kritike të PD.
Natyrisht Jozefina Topalli duhet brenda një kohe të shkurtër të proçedoj me objektivin dhe qartësoj nëse lëvizja e saj për ndryshim, synon ndryshimin e partisë apo Shqipërisë?
Padyshim: Nëse e pyesni Jozefinën ajo do përgjigjet: “Shqipërinë”/ Por a mundet ajo ta ndryshoj e vetme? Sigurisht jo.
Jozefina Topalli duhet kapërcej barrierat e së shkuarës dhe të tregoj aftësi lidershipi pasi deri dje ka qënë në hijen e Sali Berishës. Barrier nuk do në kuptoja pikpamjet e saj për Sali Berishën sepse ai është qëndrim personal ndaj mardhënieve 20 vjeçare me liderin por vizionin e saj përtej komplekseve të bashkpunimit.
Zonja e hekurt e Partisë Demokratike ka qënë e hekurt edhe me kritikët e Partisë Demokratike dhe sot ajo po sulmohet për këtë pikë të dobët të saj nga kundërshtarët.
Ka ardhur koha që Jozefina Topalli të tregoj se është më e hapur se Lulzim Basha dhe dyert e Lëvizjes për Ndryshim janë më të mëdha se dyert e Partisë Demokratike.
Zonja Jozefinë, të kanë mbetur edhe 3 muaj për të treguar që je lidere e opozitës, ndryshe nga Lulzim Basha.
Hezitimi të nxjerr përfundimisht nga skena politike. Ke vetëm një zgjidhje: Hapu dhe kandido në garë për kryeministre dhe jo një deputete liste.
Nëse garon për kryeministre ke sfiduar Lulzimin dhe Edvinin. Nëse garon për deputete, je duke kërkuar pak dhe do fitosh aspak. Mos harro: Kauzat e mëdha nuk ndërtohen me njerëz të vegjël / Gazeta Shqip
Comments are closed.