Reporterët pa Kufij, ka reaguar pas sulmit të Metës ndaj gazetarit të Shqiptarja.com Adriatik Doçi, i cili publikoi investigimin për dhënien e nënshtetësive që sipas tij janë dhënë në mënyrë të paligjshme nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Reporter pa Kufij shkruan në një postim në Twitter Meta ofendoi gayetarin, sakaq shton se dënojnë komentet denigruese të Presidentit dhe kryeministrit për gazetarët.

“Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit për gazetarët! Meta ofendoi Adriatik Doçin e Report Tv kur ky i fundit publikoi investigimin mbi dhënien e mundshme të nënshtetësive” shkruan Reporterët pa Kufij në Twitter.