Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur ditën e sotme se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar, por megjithatë ende nuk është marrë një vendim. Ndër të tjera ai tha se forcat e policisë do të jetën në krye të detyrës si një masë që qytetarët të zbatojnë rregullat që janë vendosur për parandalimin e Covid19

Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, mësohet të ketë thënë Zemaj për mediat në Kosovë. Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës.

Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodh është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë dhe menaxhimin e Pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh Policia e Kosovës, inspektoratet përgjegjëse por edhe vet komuniteti duhet ti zbatojnë pa mëdyshje, për të mos lejuar që të përballemi më një situatë kritike e cila vendos në pozitë të vështirë sistemin shëndetësor dhe profesionistët, mbingarkon kapacitetet dhe krijon telashe edhe në aspektin ekonomik dhe social për shtetin dhe shoqërinë tonë” tha Zemaj.