Areti Beruka, kryeinspektore për Shëndetin e Degës Rajonale në Tiranë është infektuar me koronavirus. Bëhet me dije se Beruka ka rezultuar pozitive nga tamponi që ka bërë duke u karantinuar në shtëpi.

Kujtojmë se kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë disa muaj më parë, në 26 shkurt, u lakua në media dhe rrjetet sociale pas deklaratës së saj se “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek”

Më pas gjatë një intervistë për Fax News, Beruka u sqarua se ajo u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.

”Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua tiu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve” tha Beruka