Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi disa disa ditë para se të nis viti i ri akademik për vitin 2020-2021 ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në fokus të bashkëbisedimit, “ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor”

Kushi pas përfundimit të takimit ka thënë se me rektorët ka diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave antiCOVID shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë” ka thënë Kushi