Gazetari Taulant Kopliku, i cili ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për rikthimin e fëmijëve shqiptar nga kampi fam.ëkeq në Siri, ka reaguar sërish pas lajmit të dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane se shumë shpejt do të bëhet riatdhesimi i tyre.

Kopliku në një shënim në mediat sociale jep informacione më të detajuar në lidhje me operacionin e ndërhyrjes për riatdhesimin e fëmijëve dhe grave, duke shtuar se për pak kohë më shumë se 50 fëmijë dhe gra do të jenë në Rinas

Gazetari falenderon për bashkepunimin e ngushtë te gjithe aktoret ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.

Sakaq ai bën me dije se një grup i vogël grash kanë mbetur në kamp pasi janë fshehur për të mos u kthyer, ndërkohë kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave.

Postimi i plotë Per pak kohe me shume se 50 femije dhe gra te kampit famekeq do te jene ne Rinas. Ka qene nje operacion i dy te derguarve te sherbimevete inteligjences qe zgjat prej disa javesh ne terren.

Nje falenderim kete radhe duhet per bashkepunimin e ngushte te te gjithe aktoreve ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.

Aktualisht ne kamp kane mbetur fshehur per te mos u kthyer, nje grup shume i vogel grash. Kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave. Fatkeqesisht per ta, mundesite per te ardhur ne Shqiperi minimizohen.