Që në 2012 ën, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë shijuar romancën e tyre dhe kanë krijuar kujtime pafund ndër vite.

Mesa duket, ditën e sotme Armina është bërë nostalgjike për të gjitha momentet romantike që ka përjetuar me gjysmën e saj më të mirë.

Prandaj, ajo ka postuar në Instastory një seri fotosh të realizuara përgjatë gjithë periudhës që ka kaluar bashkë me partnerin e saj, për më shumë se shtatë vite.

Duke filluar që nga vendi ku janë njohur, fejesa, udhëtimi i parë së bashku e deri tek propozimi për martesë, Armina nuk la moment pa kujtuar në këtë përvjetor të njohjes së tyre.

Bukuroshja dhe djali i ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, kishin menduar çdo gjë deri në detaje për ceremoninë e tyre të martesës dhe pothuajse çdo gjë ishte gati.

Por për shkak të pandemisë, ata u detyruan që ta shtynin dasmën për një moment më të përshtatshëm.